Dy kryetaret bashkie janë paditur ne Prokurori per ndikim te paligjshëm ne fushatën elektorale. I pari është kreu i Bashkisë se Kamzës Xhelal Mziu, i cili është kallëzuar penalisht nga policia, pasi ka kërcënuar qytetaret se do u prishe shtëpitë, nëse vendosin ne tarraca apo ballkone flamuj te PS ose LSI. Sipas njoftimit te policisë, padia ndaj Xhelal Mziut është depozituar ne Prokurorinë e Tiranës, pasi janë grumbulluar provat për presionin e ushtruar ndaj disa qytetareve. Ndërsa zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka paditur ne prokurori kreun e Bashkisë se Vlorës, Dritan Leli. Akuzat qe rendojnë mbi kryetarin e bashkisë se Vlorës jane, shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore. Veprimet e task forcës kundër Lelit u morën pas denoncimit qe erdhi nga LSI, te cilës nuk iu miratua kërkesa per përdorimin e sheshit para pallatit te sportit ne qytetin bregdetar, pasi nje force tjetër politike e kishte marre ne përdorim për 2 muaj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *