Princi Harry humbi betejën ligjore me Daily Mail, gazetë të cilën e paditi për shpifje. Si pasojë, gjykatësi i çështjes vendosi që Princ Harry t’i paguante rreth 50 mijë paund gazetës.

Artikulli në fjalë shkruante se Harry u përpoq të fshihte përpjekjet e tij për të përfituar fondet publike nga Mbretëria e Bashkuar edhe pasi u largua si anëtar i familjes mbretërore.

Harry pretendoi se artikulli ishte i rremë dhe se gazeta kishte shpifur, teksa shkruante se ai kishte gënjyer në deklaratat e tij fillestare në lidhje me përpjekjet për të sfiduar vendimin e shtetit, për t’i hequr të gjitha privilegjet mbretërore.

Ai duhet të paguajë tarifën ligjore prej 50 mijë paund deri më 29 dhjetor./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *