E premte, 30 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Pacolli ripërsërit vendimin për mbështetjen e tarifës 100%

Ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli deklaroi se mbështet vendimin e Qeverisë për masat ndaj Serbisë, derisa ky shtet vazhdon të urrejë Kosovën dhe popullin e saj.

 

Reklamë

Ky është një reagim që Pacolli e bën pas kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e ka quajtur të tërpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç drejtuar kryeministrit shqiptar Edi Rama, për tërheqjen e njohjes të Kosovës.

 

Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradin, e ka konsideruar të turpshme kërkesën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

 

“…Ju e shihni që kryeministrja e Serbisë po vazhdon me letra për qeveritë e ndryshme nuk i ka ardhur marre me i dërgua letër edhe Edi Ramës me kërkua tërheqjen e njohjes, derisa Serbia ka këso qasje atëherë kuptohet shumë mirë çka kemi vepruar ne”.

 

Ndërkohë kryeministrja e Serbisë, Brnabiç, ka thënë se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën, atëherë kur taksa të hiqet. Siç thotë ajo, kjo taksë e ka kthyer të gjithë rajonin 50 hapa prapa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë