Më shumë se dy javë protesta, Demo bën bilancin: 347 të lënduar, 7 efektivë policie të pezulluar dhe nën hetim

347 persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestave të dhunshme të zhvilluara në dy javët e fundit. Shifrat u bëjnë publike nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, sipas të cilit mes të lënduarve janë 107 protestues dhe 39 kalimtarë të rastit, përfshirë edhe gazetarë.
Demo e cilësoi bilancin shqetësues, duke theksuar se shifrat ngrenë pikëpyetje mbi nivelin e dhunës dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit nga Policia e Shtetit.
347 persona është bilanci i të lënduarve nga protestat e dhunshme të dy javëve të fundit. Ministri i Brendshëm Ervin Demo bën me dije se nga këta, 107 janë protestues, ndërsa 39 kalimtarë e mes tyre gazetarë.
“Javët e fundit kanë qenë dhumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 107 protestues të lënduar, 39 kalimtarë të lënduar, përfshirë edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo.




