Behgjet Pacolli shprehet se ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko është plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Pacolli shkruan se një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urtë dhe të sillet sipas kodit diplomatik.

 

“Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjërës. Dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës. “Turp për ju Ambasador Kharchenko”, ka shkruar Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *