Ekspertët në Universitetin e Oksfordit do të provojnë një kombinim mes dy vaksinave të ndryshme kundër COVID-19, AstraZeneca dhe Pfizer.

 

Studimi, i pari i këtij lloji në botë, sic shkruan Vizion Plus, do të përfshijë 820 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç.

 

“Nëse vërtetojmë se këto vaksina mund të përdoren së bashku, fleksibiliteti në shpërndarjen e tyre do të rritet ndjeshëm”, tha profesori Matthew Snape, një studiues dhe autori kryesor i studimit.

 

Studiuesit do të shqyrtojnë edhe sesa kohë duhet ndërmjet dozës së parë dhe dozës së dytë. Fillimisht, industria farmaceutike rekomandoi që intervali të ishte 4 javë, ndërsa autoritetet britanike preferojnë të jetë deri në 12 javë.

 

Vaksina të tjera pritet të shtohen në studim sapo të miratohen në Mbretërinë e Bashkuar, me rezultatet e para që do të shpallen rreth korrikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *