Ish-drejtuesi i Batasuna-s, Arnaldo Otegi, i konsideruar si “krahu politik” i ETA-s vlerësoi se dorëzimi i arsenalit të armëve nga ana e organizatës separatiste është një ngjarje historike, që do të pasohet me një debat mes aktivistëve për të ardhmen e saj.

 

“Po njollosim termin historik, duke ia zbehur vlerën. Por besoj se fakti që një organizatë si ETA të shpërbëhet apo të çarmatoset brenda vitit 2017, kjo po që është një ngjarje historike”, deklaroi Arnaldo Otegi, ish-anëtar i ETA-s dhe lider i lëvizjes “Sortu” në një intervistë dhënë për median.

 

A duhet të bëjmë thirrje për shpërbërjen e ETA-s? Unë besoj se ETA duhet të ndërmarrë debate mes aktivistëve në lidhje me të ardhmen e saj. Po nuk do të bëj thirrje publike”, u përgjigj ai gjatë intervistës së realizuar disa orë përpara njoftimit nga ETA për çarmatosje, një proces i nisur ditën e sotme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *