Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

 

Në hapje të samitit të Komiteti Politik Evropian që po mbahet në Spanjë, Osmani tregoi për mediat se arsyeja pse refuzon një takim me të, është mos vendosja e sanksioneve ndaj presidentit serb.

 

“Nuk ka asnjë arsye për t’u takuar para se të miratohen sanksionet ndaj Vuçiç. Fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për pjesën tjetër”, tha Osmani.

 

Osmani tha gjithashtu se pret që Spanja të bashkohet me vendet e tjera të Europës, për të marrë masa ndaj Serbisë pas sulmit terrorist më 24 shtator ku mbeti i vrarë  rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

 

Spanja është një vend që po kontribuon për paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian.

 

Unë shpresoj se ata do të kuptojnë se mbështetja e një agresori, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin.

 

Kështu që unë shpresoj se Spanja do t’i bashkohet vendeve të tjera për të marrë masa ndaj Serbisë për këtë akt të tmerrshëm që ka kryer jo vetëm kundër Kosovës, por kundër paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë kontinentin evropian”, theksoi Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *