Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi për herë të parë veprimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani, që një ditë pas marrjes së detyrës hoqi nga zyra fotografinë e tij. Në një intervistë për mediat kosovare, Thaçi tha se një akt i tillë nuk e shqetësoi aspak. Por ai bëri thirrje që drejtuesit e institucioneve t’i masin më mirë veprimet e tyre dhe të tregojnë pjekuri politike.

 

“Sjellja e kryetares së Kuvendit duhet të jetë në raport me institucionet dhe me ligjin”, ka shtuar presidenti. Të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral. Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova. Nuk më brengos në rrafshin personal dhe privat, por duhet të kemi pjekuri politike.”

 

Osmani e zëvendësoi fotografinë e Thaçit me atë të Ibrahim Rugovës dhe dallimi u konstatua gjatë vizitës së ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *