Dy persona janë proceduar penalisht nga policia në Pogradec, pasi organizonin lojëra fati në lokal.

 

Policia bën me dije se shtetasve të identifikuar me inicialet G.L dhe K.C të dy banues në Pogradec, u janë gjetur në lokale, 3 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin  për vënien basteve.

 

Gjithashtu gjatë kontrolleve që uniformat blu kanë ushtruar në lokalet e këtyre shtetasve konkretisht në lagjet nr 1 dhe 2 në Pogradec, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin nga shtetasit e mësipërm për vënien e basteve sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *