Orët kalojnë dhe nëndetësja Titan e zhdukur që prej të dielës, vijon te mos rezultojë askund në radarë.

 

Këto janë moment vendimtare për 5 personat  që kane  humbur gjurmët  në rrugëtimin e  tyre  për të parë rrënojat e anijes Titanik.

 

Roja Bregdetare amerikane ka vlerësuar se oksigjeni mund të mbarojë në orën 13:00 dhe që nga ai moment eksploruesit do të shpallen  të vdekur.

 

Kërkimi ndërkohë po zgjerohet me avionë, anije si dhe paisje te drejtuara nga distanca, që po eksplorojnë rreth mbi 10 mijë kilometra katrore të oqeanit.

 

Në nëndetëse ka pesë persona. Një prej tyre është Stockton Rush, CEO dhe themelues i OceanGate, kompania që mundëson udhëtimin nën det.

 

48 vjeçari Shahzada dhe 19 vjecari Suleman Daëood   babë e bir nga Pakistani, të cilët i përkasin një prej familjeve më të pasura në vend.

 

Po ashtu në bord  edhe edhe eksploruesi francez  Paul-Henri Narzolet, i cili mban edhe pseudonimin “Zoti Titaniku”. Ai besohet se ka shpenzuar shumë më tepër kohë në rrënojat historike se çdo eksplorues tjetër, duke filluar nga viti 1987, vetëm dy vjet pas zbulimit të rrënojave.

 

Të njëjtin fat pati edhe Hamish Harding, lundërtari 58-vjeçar britanik i nëndetëseve. Ai ka shkelur – shumë herë në fakt – në Polin e Jugut dhe vitin e kaluar ishte në Hapësirë ​në një nga fluturimet e Jeff Bezos Blue Origin.

 

Ai ende mban rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në pjesën më të thellë të oqeaneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *