E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kaos, miell dhe vezë në Parlament, “Rithemelimi” djeg rregulloren: S’ka më normalitet

23 deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike protestuan sërish në oborrin e godinës së parlamentit kundër masave arbitrare, të cilat sipas tyre mazhoranca ka ndërmarrë ndaj opozitës. Por sot deputetët nuk u përplasën fizikisht me forcat e gardës së republikës, por zgjodhën që në shenjë proteste të hedhin miell mbi ta dhe sekretarin e përgjithshëm të kuvendit.

Ndërkohë brenda në parlament deputetët që nuk janë të përjashtuar u tubuan tek foltorja në shenjë proteste.

Reklamë

“Ky që mendon sot se është i fortë se ka arrestuar Berishën dhe ka përjashtuar opozitën, ta ketë të qartë se nuk e di se kur por jam i sigurt se kur t’i vijë dita edhe ai era shur*ë do të bjerë”,  tha deputeti Edi Paloka.

Si në çdo seancë deputetët e opozitës nuk lejuan diskutimet, duke vendosur zhurmues e duke djegur rregulloren e parlamentit.

Reklamë

Të vetmit deputetë të opozitës që nuk u ngritën në këmbë në shenjë proteste ishin deputetët e drejtuar nga Lulzim Basha.

Grupi i deputetëve të drejtuar nga Basha qëndroi në parlament derisa mazhoranca rrëzoi amendamentin e paraqitur nga vetë Basha për strategjinë kombëtare të sigurisë. Largimi i Bashës nga parlament u shoqërua me replika mes tij dhe Flamur Nokës.

Në përfundim të seancës plenare deputetët demokratë qëlluan me vezë makinën e ministrit të brendshëm dhe atë të sekretarit të përgjithshëm të kuvendit

Opozita paralajmëroi se aksioni për bllokimin e mbledhjeve të parlamentit do vazhdojë.

“4 muaj që e quajmë rezistencë e do të vijojmë deri në momentin që kërkesat tona legjitime të zbatohen. Nuk duam favor por duam të zbatohet rregullorja e Kushtetuta”, tha kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Por pavarësisht protestës së opozitës mazhoranca miratoi pa problem të gjitha ligjet. I vetmi draft që nuk u votua sot ishte ai për lojërat e fatit, projektligj që mazhoranca vendosi ta tërheqë.

KAOS, MIELL E VEZE NE PARLAMENT

 

“RITHEMELIMI” DJEG RREGULLOREN: S’KA ME NORMALITET. BASHA I VESHTRON

Më shumë video

Reklamë