Tre kryetaret e grupeve parlamentare te opozites i kane derguar nje leter kryetarit te Kuvendit Gramoz Ruci, kunder marreveshjes per reformen zgjedhore te firmosur ne 5 qershor.

Perfaqesuesit e deputeteve qe kane dale nga listat e Partise Demokratike dhe te LSI, kane deklaruar se kjo marreveshje eshte e paligjshme dhe nuk mund t’i imponohet vendimmarrjes se Kuvendit.

Opozita nepermjet kesaj letre kerkon qe brenda 48 oreve te thirret nje tryeze dialogu mes tyre dhe mazhorances, ku te jete i pranishem edhe kryeministri Edi Rama dhe ku te diskutohet kerkesa e tyre e panegociueshme per listat e hapura.

Tre kryetaret e grupeve parlamentare kane deklaruar se nuk do te votojne nje reforme elektorale qe eshte mbyllur ne Keshillin Politik.

Marreveshja e 5 qershorit parashikon se reforma e miratuar nga Keshilli Politik nuk do te ndryshohet ne parlament, duke lene keshtu jashte vendimarrjes deputetet qe kane dale nga listat e PDe LSI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *