Subscribe

Parlamentit i jane shtuar dy grupe te reja parlamentare; grupi “demokrat” i krijuar nga deputetet e PD dhe ai “i pavarur” i krijuar nga 7 deputete te LSI.Deputetet e opozites brenda ne parlament kane zgjedhur dy emra te rinj per tu perfaqesuar ne kuvend qe nuk kane lidhje me partinë demokratike e levizjen socialiste per integrim te cilat tashme i kane perjashtuar ata zyrtarisht.
Edhe pse te dy grupet parlamentare kane te njejtin numer deputetesh, grupi demokrat u vleresua si me i madhi nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruci.
Kesisoj Rudina Hajdari mori te gjitha te drejtat qe dikur i ka pasur Lulzim Basha sic eshte e drejta per te folur po aq here sa dhe kryeministri Rama; me te cilin debatoi per ceshtjen prioritare te grupit te saj parlamentar, çështjen e sistemit zgjedhor.

“Do kërkoja nga çdo demokrat që të na mbështesin në këtë iniciativë. Nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Sado e korruptuar të jetë kjo mazhorancë, ne nuk duam në asnjë lloj mënyre ne nuk duam të bojkotojmë çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ne do përpiqemi që opozitarëve mos ti lemë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj në këto përpjekje për të mos i bojkotuar zgjedhjet, ta rikonsiderojnë vendimin, sepse nuk është një mjet demokratik, nuk mund të luajmë jashtë rregullave politike, të respektojmë Kushtetutën. E konsideroj të rëndësishme që ne të përgatitemi dhe të marrim masa të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Ftoj çdo lloj demokrati të na përkrahë që të mundohemi të shpalosim alternativën tonë në parlament, të hapim rrugë për një garë reale në parlament, të ndryshojmë sistemin, ti japim fund sistemit që e ka kalbur demokracinë”.

Vajza e Azem Hajdarit nuk synon vetem perfaqesimin e demokrateve ne parlament por edhe ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit.
Javen e ardhshme parlamentit pritet ti shtohen edhe 7 deputete te rinj, 6 nga lista e PD dhe 1 nga lista e LSI duke e cuar numrin e opozites ne 30 deputetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *