Dikur ishte një tabu, por tashmë është një gjë mëse e zakonshme. Më në fund u mësuam të shohim vajza të cilat kryejnë operacione plastike dhe mos ti komentojmë më . Megjithatë kjo gjë ka dashur jo pak punë për të arritur deri këtu. Personazhet publikë janë ato që vëshgohen më shumë dhe sigurisht komentet nuk mungojnë. Në fakt në showbizz-in shqiptar janë komentuar negativisht ato personazhe, që ndërhyrjet e tyre tepër të dukshme, janë munduar ti mbulojnë siç mund të mbulohet dielli me shoshë. Por ka dhe nga ato vajza, të cilat nuk e kanë pasur kurrë problem të deklarojnë ndërhyrjet e tyre kirurgjikale.

 

 

Blitz.al liston sot disa nga vajzat e ekraneve, skenës dhe medias në Shqipëri, të cilat që në krye të herës kanë pranuar ndërhyrjet e tyre, kryesisht në gjoks.

 

 

Çiljeta bëri të kundërtën e mikeshave të saj, e zvogëloi gjoksin. Në fakt u ngrit dhe një peticion në Facebook, vite më parë, kur ajo deklaroi se kishte ndërmend të zvogëlonte gjoksin. Sidomos djemtë kërkuan që ajo mos ta bëjë këtë gjë, por në këtë rast shëndeti i Çiljetës kishte më shumë rëndësi. Ajo duket po aq e hijshme sa dhe më parë me ndryshimin që bëri në zvogëlimin e gjoksit, si pasojë e problemeve shëndetësore që i shkaktonte me shtyllën kurrizore.

 

 

Rozana Radi para disa vitesh e rriti dy numra gjoksin dhe e pranoi duke shtuar me humor për mediat se nuk ja vlente të harxhonte para për një numër.

 

 

Ingrit Gjoni e ka pranuar pa kurrëfarë problemi që ka bërë ndërhyrje në gjoks, e duket se ndihet mjaft mirë me të riun.

 

 

Një tjetër personazh është edhe prezantuesja Roza Lati se veç faktit që tregoi se ka bërë ndërhyrje në “Thumb” tregoi edhe për peripecitë dhe dhimbjet që ka ndjerë gjatë fazës së rikuperimit.

 

 

Fjolla Morina gjithashtu nuk e ka mohuar ndërhyrjen në gjoks, madje disa javë më parë tregoi edhe për ndërhyrjen tek të pasmet.

 

 

Ndërkohë të tjera vajza çnuk kanë bërë me trupin e tyre, dhe shumë mirë kanë bërë, por ndryshe nga vajzat më sipër do të donim thjeshtë ta shihni veten njëherë në pasqyrë. Pickimi i bletës kalon me një javë, por duket se disa personazhe të showbizz-it në Shqipëri e mbajnë kokën në koshere bletësh. Asgjë nuk ka të bësh ndërhyrje kirurgjikale kur e sheh të arsyeshme, por është arritje e madhe kur të del dhe bukur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *