Kryeministri Edi Rama, homologu i tij malazez Dritan Abazoviç dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky kanë mbajtur një konferencë për mediat në përmbyllje të vizitës së tyre në Kiev.

 

Gjatë fjalës së tij në konferencë presidenti ukrainas Zelensky theksoi se si Ukraina, ashtu edhe Shqipëria, Mali i zi apo Maqedonia e Veriut meritojnë të jenë anëtare të BE me të drejta të plota.

 

“Sot pritëm një format unik takimi, një samit të Ballkanit Perëndimor me kreun e qeverisë shqiptare dhe kreun e Malit të Zi dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut që u bashkua me ne me një mesazh të regjistruar. Jam i kënaqur që mund ta zhvillonim më tej këtë format për të forcuar vendet tona dhe për të forcuar rajonet tona po kështu për të forcuar Evropën në tërësi. Ky takim i sotëm është dëshmi e mbështetjes për Ukrainën nga ana e kryeministrave dhe popujve të tyre për Ukrainën dhe për integritetin e saj territorial si dhe për kauzën tonë për anëtarësim të plotë në BE.

Të nderuarit kryeministra vizituan zonat e zonat e çliruara të Kievit për të parë personalisht zonat e çliruara të Kievit për të parë pasojat e pushtimit të këtyre territoreve nga Rusia…Paketa e shtatë e shtatë e sanksioneve duhet të jetë mjaft e prekshme dhe të ndihet në mënyrë akute..

Duhet të jetë përgjigje strategjike ndaj agresionit rus. Na duhet më tepër bashkërendim i vendeve evropiane, na duhet që të tejkalojmë ndasitë midis të ashtuquajturve anëtarë të rinj dhe të vjetër, na duhet që të shmangim çdo zonë gri në Evropë. Vendet tona, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Bashkimit Evropian dhe ne biem dakord që vendet tona nuk janë rivalë në këtë rrugëtim evropian, por ata përplotësojnë përpjekjet e tyre.

Sot ne takohemi në vigjilje të një takimi historik evropian që do të marrë masa për perspektivën e Ukrainës në BE. Falenderoj kryeministrat për mbështetjen në dhënien e statusit të vendit kandidat për BE..”- u shpreh Zelensky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *