Distancimin për pak kohë nga skena politike në Shqipëri të aktivistes Evi Kokalari, shumë e konsideruan si braktisje të mbështetjes së saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Në një postim në rrjetet sociale, aktivistja qartëson se largimi i saj nuk është një braktisje për Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

 

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishës. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mendja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *