Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një 77-vjeçare nga Kruja ka arritur të shërohet plotësisht nga COVID-19.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka shpërndare edhe foton e të moshuarës, të cilës i uron jetë të gjatë shëndet pranë njerëzve të saj të dashur.

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i pacientëve që janë shëruar nga koronavirusi ka arritur në 27.

“Lajm i mirë: nonë Duhija nga kruja, 77 vjeç, u shërua. Edhe 120 tani me jetë e me shëndet e me të gjithë njerëzit e zemrës o none *Në 24 orët e fundit, 27 të shëruar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *