E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Noizy ‘rrëmben’ modelen Oriola Marashin

 

Oriola Marashi është ndër vajzat më seksi të Shqipërisë. Modelja, jo vetëm që pozon për shumë kompani biznesi në Shqipëri, por e shohim edhe jashtë kufijve shqiptarë. Suksesi i saj më i madh i kësaj vere, ishte pjesëmarrja në këngën ‘Mama’ të Jonas Blue, e cila ka arritur plot 208 milionë klikime në youtube.

 

Reklamë

 

 

Por përveç se është një ‘bombë’, Marashi është bekuar edhe me zërin e mrekullueshëm. Modelja vijon studimet për kanto, e gjithmonë deklaron se muzika do të jetë dashuria e saj e përhershme.

 

Edhe e bukur, edhe e talentuar, nuk i shpeton dot syrit të rreperit shqiptar Noisy. Ky I fundit, ka postuar në Instagram profilin e modeles shqiptare duke bërë me dije, se ajo është tashmë pjesë e grupit OTR.

 

Marashi, do të jetë pjesë e projektit më të ri të rreperit shqiptar, që me siguri do të jetë një Superhit!

 

Epo suksese guys! Ju priftë e mbara.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë