Një makinë u përplas me një grup protestuesish nga lëvizja “Black Lives Matter” në Nju Jork. 

Disa njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, por askush nuk është në gjendje të rëndë. 

Në makine ishin një grua 52-vjeçare qe drejtonte makinen dhe vajza e saj 29, të dyja të arrestuara.

 Mbetet të sqarohet nese kjo ngjarje ka qene aksident apo veprim i qellimshem.

Sipas dëshmitarëve, gruaja që ngiste makinën shpejtonte kundër demonstruesve që bllokonin trafikun dhe – sipas mediave lokale – akuzoi disa aktivistë për goditje të makinës së saj. 

Ky i fundit u bllokua nga policia një bllok më vonë me një xham të thyer.

Incidenti ose sulmi ndodhi në Manhattan në lagjen Murray Hill, në East Side të Midtown, ku rreth pesëdhjetë njerëz të lëvizjes Black Lives Matter po protestonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *