Nuk është hera e parë që aludohet se ata të dy janë në një lidhje. Disa javë më parë dy këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra u fotografuan gjatë kohës që ishin duke pushuar në Ulqin edhe pse më vonë gjithçka u mohua.

 

 

Megjithatë duket se Mimoza dhe Seldi nuk i kanë përfunduar pushimet së bashku. Prive ka publikuar një foto të tyre ku shfaqen shumë të afërt në Sarandë teksa shijojnë perëndimin e diellit.

 

 

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e pranon, duket se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri edhe pse gjithçka mbetet për tu parë në vazhdim, raporton Blitz.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *