Subscribe

Opera “Rigoletto” ka mbërritur në Teatrin Politeama Greco në Lecce, po aq klasik sa 100 vite më parë. Por, ndryshe nga sa dikur Gilda e kësaj shfaqjeje ishte një shqiptare, Ramona Tulllumani. Ramona jo vetëm që është duartrokitur nga publiku i këtij teatri, por ka fituar edhe komente pozitive nga mediat italiane e kritika e teatrove të këtij lloji.

Eraldo Martucci: Ishte një Rigoletto i admirueshëm. Me pelqeu shumë Gilda dhe mendoj se ishte me e mira e kastit. Ajo ishte e sigurt edhe kur performonte vetëm, por edhe në duete ishte e shkëlqyer. Rikthimi i Rigoletos në operan e Leces ishte një shfaqje që mblodhi shumë personalitete, përfshirë këtu edhe mua që erdha të shijoja një shfaqje klasike. Lirika klasike më në fund iu rikthye këtij teatri dhe sopranoja që performonte Gildën i dha një shije tjetër. Nuk e njihja më parë këtë artiste, por më ka pëlqyer shumë. Ishte një surprizë mjaft pozitive.

Për Ramona Tullumanin nuk kanë munguar as kritikat pozitive që janë përcjellë në shtypin e shkruar, ndërkohë që për drejtorin artistik të Teatrit të Operës në Lecce ky nuk ishte bashkëpunimi i parë me artisten shqiptare, por ai që i përcolli më shumë emocione.

Carlo Antonio De Lucia: Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe interesante, pasi unë zbulova një artiste plot pasion me një zë të mrekullueshëm. Ajo ishte nje Xhilda ndryshe, shume klasike, e fuqishme në skenë, një Gilda që i kishte munguar teatrit Italian.

Nuk kanë munguar në këtë teatër edhe shqiptarë që kanë udhëtuar në Lecce për të duartrokitur zërin që vjen nga Shqipëria. Xhilda shqiptare u kthye pas në kohë ashtu sikurse në versionin më klasik të veprës Rigoletto, shumë ndryshe edhe nga ajo që pak kohë më parë Ramona solli në Tiranë, çka për Ramonën rikthimi te origjinali është gjithnjë i bukur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *