Kryeministri Edi Rama pati një bisedë online me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel këtë të hënë.

 

Në “Facebook”, Rama tregoi se gjatë telefonatës u diskutua për hapjen e negociatave për Shqipërinë, shengenin rajonal, planin e BE për të investuar 9 miliardë euro në Ballkan si edhe kryesimin e OSBE nga Shqipëria.

 

Rama e cilësoi Angela Merkel një mike të shkëlqyer që sipas tij, i ndjek dhe i kupton problemet tona.

 

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor. Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”

Disa ditë më parë, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi zbuloi progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku rekomandohej hapja e negociatave. Gjithashtu, ai njoftoi lajmin për investimin e 9 miliardë eurove nga BE në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *