Subscribe

Në Tiranë po mbahet Konferenca e dhjetë Ndërkombëtare të Tekstileve si dhe Konferenca e katërt për Inxhinierinë dhe Sipërmarrjen për vitin 2023.

 

Ky aktivitet fokusin kryesor e ka në tema dhe çështje të rëndësishme të shkencës europiane dhe globale në fushën e teknologjise, inxhinierisë, menaxhimit dhe prodhimit, sipërmarrjes, materialeve, tekstileve, modes, etj.

 

Pjesëmarrës në këtë organizim janë jo vetëm anëtarët e departamenteve përkatëse të universitetit politeknik, por edhe pedagogë e studiues të universiteteve europiane.

 

LUIGI GALANTUCCI

PROFESOR I UNIVERSITETIT POLITEKNIK TE BARIT

 

“Jam profesor i universitetit politeknik të Barit në Itali dhe do të jem i pranishëm në këtë konference të rëndësishme të departamentit të tekstileve të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës. Jam tejet i nderuar që marr pjesë në këtë konferencë të rëndësime, pasi bashkëpunimi mes meje dhe universitetit Politeknik të Tiranës ka nisur që në vitin 1984. Pra ka rreth 40 vite që ne punojmë së bashku me projekte europiane që kanë rezultuar gjithashtu shumë të suksesshme. Kemi punuar jo vetëm në fushën e industrisë së tekstileve dhe të modës por dhe në atë të inxhinierive.”

 

Ky aktivitet përkon edhe me 40-vjetorin e hapjes së departamentit të tekstilit dhe modës në universitetin politeknik.

 

Departamenti ka nisur punën që prej vitit 1968 ku ofronte një program studimi 3-vjeçar part-time, duke vijuar deri në ditët e sotme që zhvillon një program të plotë mësimor njëjtë me programet e tjera mësimore të inxhinierive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *