Ai është një nga reperat më provokues të skenës shqiptare. Në fakt nëse do ti hedhim një sy faqeve të tij, në mediat sociale, ato shfaqin një Stres të të gjitha dimensioneve. Në mes të kanabis, me armë në dorë, i arratisur apo i rrethuar nga shumë vajza, Stresi nuk harron të na tregojë dhe anën e butë të tij. Dhe kur flasim për anën e butë, familja zë vendin e parë.

 

 

Janë jo të pakta dedikimet e reperit, në mediat sociale, në lidhje me krenarinë që ai ndjen për prindërit e tij. Për dashurinë e veçantë që ka për nënën dhe lidhjen e fortë me të atin.

 

 

Edhe këtë herë reperi ka preferuar të tregojë një tjëtër anë të familjes së tij, atë të lidhjes ngushtësisht me besimin në Zot. Në një postim të fundit ai ka treguar nënën e tij e cila është duke u falur.

 

 

Është një gjest shumë i bukur që emocionon dhe sigurisht që falja dhe lutjet e nënës së tij janë dhe për të. Ajo që na bën më shumë përshtypje, që në fakt duhet marrë si shembull, është respekti ndaj familjes, dashuria dhe përkushtimi, që në këtë rast më shumë se foto konkrete, është një gjest që na bën të gjithëve të reflektojmë në lidhje me dashurinë për prindërit tanë. Stresi na emocionoi me këtë foto. Duajini dhe ju më shumë përindërit tuaj, pavarësisht moshës që kanë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *