E premte, 30 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Një ditë pas shkarkimit të Veliajt! Rama takim me Manastirliun dhe nënkryetarët e Bashkisë

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt me 50 vota pro, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim në ambientet e Kryeministrisë me kandidaten e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, si dhe me nënkryetarët aktualë të bashkisë.

Takimi duket se vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme vendore në kryeqytet.

Reklamë

Tashmë, vendimi për shkarkimin i kalon për miratim Këshillit të Ministrave, i cili me dekretin përkatës do t’i hapë rrugë zyrtarisht zgjedhjeve të reja në kryeqytet. Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidaturën e Ogerta Manastirliut për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë