12-vjeçarja Sylvia Hobson ishte e para që mori vaksinën nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca.

 

Në këtë mënyrë, nisën prova klinike të vaksinës tek fëmijët mes moshës 6 dhe 17 vjeç.

 

Në total morën pjesë 300 vullnetarë, ndërsa provat klinike kanë nisur si fillim në Britani.

 

12-vjeçarja Sylvia Hobson, një nga vullnetaret, tregoi se ajo vendosi të ndihmojë sadopak në përpjekjen e shkencëtarëve për të zbuluar efektet që mund të japë vaksina tek të mituri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *