Nis sot faza e grupeve e uefa champions league, kompeticionit më të bukur dhe më spektakolar të klubeve në Europe.Sezoni 2023-2024 sikurse ka ndodhur prej vitesh do të transmetohet ekskluzisht në platformen tring, e cia përcjell për të gjithë shqiptarët të gjitha ndeshjet në dy orare të martën dhe të mërkurën në orën 18 e 45 dhe ne rën 21:00.Emocionet e champions league nisin sot pra 18 e 45 me sfiden e grupit F, atij që konisderohet grupi I hekurt, Milan-Njukasell. Kuqezinjte duhet të superojnë disfatën e thelle ne derbi 5 me 1 ndaj Interit, dhe champions mund të jetë ilaci I duhur për të rikthyer qetësinë.  Përvec rikthimit të Tomorit ne qëndër të mbrojtjes Pioli mund të bëjë ndryshime edhe në mesfushë  esulm. Pobega dhe Cukueze janë gati të luajnë nga minuita e parë për të sakrifikuarit Rejnders dhe Pulisic. Rikthehet si kundërshtar në San Siro , ish beniamimi I tifozerise kuqezi Sandro Tonali ndërsa mungesa më e rëndësishme e Njukasell  është Joelinton.. Në mbrëmje eshte dueli tjetër I grupit mes Dortmund dhe PSG. Në orën 21:00 gjithashtu kampionet ne fuqi të Manchester City nisin mbrojtjen e kurores duke luajtur në shtëpi përballë serbeve të Crvena Zvezdes, duel I grupit  G.  Interesant për opinionin sportiv shqiptar edhe ndeshje tjeter e ketij grupi Jang Boys-Laipcig pasi për herë të parë në histori një gjyqtar shqiptar sikurse Enea Jorgji do të gjykoje një ndeshje të fazës së grupeve të champions.Barcelona e vendosur në grupin H do ta nisë sezonin e ri të champions league si ekip prites, ndonëse jo në Kamp Noun që po rikonstruktohet tashmë,. Katalanasit luajnë ndeshjen e parë përballë Antverp të Arbnor Mujës, sulmuesit tonë të kombëtarës. Ndeshje interesante edhe ajo e grupit E mes Lazio dhe Atletiko Madrid. El cholo Simeone kthehet si kundërshtar në Olimpiko, stadium ku ka përjetuar emocione teë mëdha si futbollist I Lacios në vitet 2000. Tring do të transmetoje dy ndeshje të orës 18 e 45 dhe 8 ndeshjet e tjera të orës 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *