Subscribe

E hena rikthen jeten politike aktive ne vend. Pas nje muaj pushimesh, deputetet rikthehen ne Parlament, ne nje sesion parlamentar i cili, me se paku premton te jete interesant për zhvillimet politike ne vend.

 

Sesioni i 3 i legjislaturës se 9 parlamentare pritet te kete kryefjale te tij, ne javët e para, dekretin e Presidentit Ilir Meta per çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

Mazhoranca ka shprehur vendosmërinë per te rrezuar dekretin e kreut te shtetit dhe per t’i hapur rrugën ndërtimit te Teatrit te ri, por nga ana tjetër opozita ka kërcënuar me protesta.

 

Nje tjetër çështje e cila pritet te prodhoje përplasje mes mazhorances dhe opozitës është dhe projektligji i mbartur nga sesioni i kaluar lidhur me  Shkollën e Magjistraturës, per te cilën nevojiten 84 vota, te cilat mazhoranca socialiste nuk i ka.

 

Por përtej ligjeve te parashikuara ne kalendarin 3 javor te punimeve te parlamentit, ky sesion nuk pritet te jete i ndryshëm nga ai kaluari, pasi opozita serish besohet se do te ketë marrëdhënie te kushtëzuar me Parlamentin.

 

Ndërsa ethet e fushatës elektorale per zgjedhjet vendore, me akuza dhe kundër akuza do ta shndërrojnë Parlamentin e Shqipërisë me shume se sa ne nje skene debati dhe diskutimi, ne nje arene përplasjesh politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *