Komisioni I reformes zgjedhore nisi sot punen pa partine demokratike dhe vendet e saj u zune nga deputetet qe moren mandatet nga lista e PD dhe lista e LSI.

Bashkekryetari socialist Gjiknuri theksoi se ftesa per partine demokratike eshte e hapur ne cdo kohe qe ajo deshiron te behet pjese e ndryshimit te ligjit elektoral.

 

DAMIAN GJIKNURI

BASHKEKRYETAR I KOMISIONIT PER REFORMEN ZGJEDHORE

“Do të vazhdojmë pavarësisht mungesës së vullnetet, kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit”

 

 

Edhe ambasadorja gjermane mbeshteti vijimin e punes per reformen zgjedhore pavaresisht se opozita nuk eshte pjese e ketij komisioni.

SUSANNE SCHÜTZ

AMBASADORE E GJERMANISE

Mirëpresim faktin që puna për reformën zgjedhore po vazhdon, pavarësisht faktit se e ashtuquajtura opozita e vjetër u largua nga Parlamenti. Ne besojmë se reforma zgjedhore dhe në vecanti zbatimi I rekomandimeve të osbe/odihr, mbeten detyra të rëndësishme dhe ju e dini që kjo është mjaft e rëndësishme edhe për vendimin e Këshillit Europian në qershor. Pa zvogëluar rolin e opozitës së re, dua të them se është për të ardhur keq që PD dhe LSI nuk e kanë pranuar ftesën tuaj për t’u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.

 

Tradicionalisht komisionet e reformes zgjedhore kane ne perberje figurat politike me te rendesishme te partive por kete komisioni kete here reflekton realitetin e ri me deputete qe kane hyre per here te pare ne parlament e nuk kane munguar perplasjet se kush e ka radhen per te folur.

 

Ne emer te opozites se re Rudina Hajdari ka mbrojtur idene e ndryshimit te sistemit zgjedhor , nderkohe qe ka akuzuar koleget e saj per korrupsion.

 

Komisioni I reformes zgjedhore do te funksionoje deri ne daten 28 nentor e pjese e axhendes se tij eshte edhe diskutimi per sistemin, por ende nuk dihet nese sistemi do te ndryshoje persa kohe qe deri tani partia socialiste eshte kunder kesaj ideje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *