Subscribe

Vepra shqiptare të harruara në sirtarët e bibliotekave apo arkivit, vepra që janë pjesë të fondit të teatrove, shpluhurosen e vijnë këtë tetor në “Metrofest”, festivalin e dramës shqiptare të arkivit.

 

Veprat edhe në këtë edicion te II janë përzgjedhur nga regjisorja Sonila Kapedani.

 

Ndryshe nga viti i shkuar ky edicion sjell më pak vepra, sepse realizimi i tyre ka kosto për teatrin e metropolit që këtë here është i vetëm në këtë sfidë.

 

Ky festival nuk ka natyrë konkurruese, por e vë theksin tek laboratori i punës me veprën shqiptare, me anë të së cilës vështirë te joshës publiku.

 

Ndaj ky festival i ardhur si pretekst për njohje dhe krijim, i fton spektatorët e kryeqytetit të zbulojnë së bashku shtigje dhe përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *