E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

8-vjeçari kalon rrezikun për jetën, banorët ende në shok pas tragjedisë ku mbetën viktimë dy të mitur

8-vjeçari që u aksidentua një ditë më parë në Durrës,  së bashku me dy fëmijë të mitur, e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë me dëmtime të shumta në trup, por pas ndërhyrjes mjekësore, i mituri tashmë ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pritet që sot gjatë ditës të kalojë në pavion.

Reklamë

Ai do të vijojë të qëndrojë i shtruar në spitalin e Traumës për t’u trajtuar për dëmtimet e marra nga aksidenti.

Ndërkohë, Policia e Durrësit konfirmoi se shoferi që shkaktoi aksidentin tragjik, Nikoll Radaçi, ishte në gjendje të dehur.

Sipas policisë, pas ngjarjes, ai është larguar nga vendi i aksidentit me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por më pas është arrestuar nga efektivët. Pak orë pas arrestimit, në dëshminë e tij të parë, ai ka shfaqur pendesë, duke deklaruar se nuk e do më jetën.

Historiku i Nikoll Radaçit si drejtues mjeti është problematik. Ai është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Pas aksidentit fatal, 57-vjeçari do të përballet me veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Ndërkohë, në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik mbizotëron heshtje dhe dhimbje. Dy familjet kanë hapur dyert e mortit dhe presin ngushëllime për dy jetët e shuara në moshën 9 dhe 12-vjeçare.

Banorët e lagjes shprehen të tronditur nga ngjarja e rëndë, duke kërkuar ndërhyrjen e strukturave shtetërore që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Fëmijët po luanin në trotuar kur u përplasën nga makina. Së bashku me ta ishte edhe një i mitur i katërt, por ai shpëtoi mrekullisht./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë