Subscribe

Përfaqësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, vlerëson se Athina e Shkupi janë më afër se kurrë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por, në një intervistë për mediat ne Maqedoni Nimiç e bën te qarte se dy vendet e kane vet ne dore nëse duan të gjejnë ose jo një zgjidhje.

 

“Ky është përfundimisht një shans historik për zgjidhjen e emrit. Mbetet ende shumë punë për të arritur një zgjidhje, por mendoj se tani jemi më afër se kurrë dhe e vlerësoj vullnetin e të dyja palëve. Kam dhënë disa sugjerime dhe për këtë dëgjova mendimet e të dyja palëve. Dy ministrat e Punëve të Jashtme janë në dialog të vazhdueshëm, por në fund është në dorën e dy qeverive nëse do të gjejnë jë zgjidhje.”

 

Negociatori i kombeve te bashkuara thekson se jo vetëm në Athinë, por edhe në Shkup ka njerëz të cilët nuk i pranojnë idetë për emrin. Ai sqaron se propozimet  i ka bere mbi sugjerimet palëve. Nimiç e konsideron si një hap historik heqjen e emrit te Aleksandërit te madh nga aeroporti e autostrada.

 

“Të dy kryeministrat, Aleksis Tsipras dhe Zoran Zaev kanë mirënjohjen time për ndërmarrjen e këtyre gjesteve të rëndësishme për krijimin e vullnetit të mirë në rajon dhe vullnetit të mirë ndaj fqinjit.”

 

Lidhur me vazhdimin e negociatave ne takimin e ministrave të jashtëm në Selanik Nimic shprehet se ende nuk është rene dakord për axhenden konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *