Burak Ozçivit dhe Neslihan Atagül Doğulu, do të na sjellin, nga data 4 shtator në orën 19.45, dy realitete të ndryshme të Turqisë, që do të kryqëzohen, falë dashurisë në serialin “Dashuri e Pafund”.
Historia: Kemali (Burak Ozçivit) është një nga tre fëmijët e një familjeje të shtresës së mesme që jeton një lagje të Turqisë. Ai kurrsesi nuk beson se mrekullitë ekzistojnë sepse jeta për të ka qënë tejet e vështirë. Por bota e tij përmbyset kur Nihani (Neslihan Atagül Doğulu) bëhet pjesë e jetës së tij. Nihani është një vajzë që vjen nga pjesa e pasur e lagjes, një vajzë që nuk jeton realitetin. Ky serial na mëson sesi dashuria mund të na hapë një plagë të madhe dhe nëse kjo plagë nuk shërohet, atëherë mund të shndërrohet në një dashuri të pafund.

Por kush janë dy aktorët kryesorë të “Dashuri e Pafund”:
Neslihan Atagyl

Neslihan Atagyl ka lindur më 20 gusht 1992 në Stamboll. Në vitin 2006, ajo mori pjesë për herë të parë në telenovelën “Yaprak Dökümü/Bien gjethet”, në rolin e Denizit. Në të njëjtën vit, Neslihan mori pjesë në filmin “İlk Aşk/Dashuria e parë”, ku u vlerësua me çmimin “Aktorja e re shpresëdhënëse”. Në vitin 2011 ka luajtur në telenovelën “Hayat Devam Ediyor/Jeta vazhdon” me regjisor Mahsun Kërmëzëgyl. Neslihan Atagyli në vitin 2013 ka luajtur në telenovelën “Fatih Harbiye”. Ndërsa tani interpreton në telenovelën “Kara Sevda”.
Vetëm një vit më parë, ajo kurorëzoi dashurinë e saj me aktorin Kadir Dogulu.
Burak Ozçivit

Burak Ozçivit ka lindur më 24 dhjetor 1984 në Stamboll. Në vitin 2005, Ozçivit fitoi titullin si modeli më i mirë i Turqisë dhe i dyti në konkursin modeli më i mirë në botë.
Karriera e aktrimit të Ozçivitit filloi me serialin televiziv “minus 18” ku luajti rolin e një polici të ri me emrin Murat. Më vonë ai mori pjesë në serialin televiziv Zoraki Koca dhe Baba Ocağı. Përveç kësaj, Burak u shfaq në filmin kinematografik Musallat. Ai ka luajtur gjithashtu rolin e Çetinit në serialin televiziv “Sekrete të vogla”, përshtatja në Turqi e Gossip Girl. Burak Ozçivit ishte pjesë e kastit të Sulltani i Madhërishëm si Mallkoçollu, gjatë të cilës mbante mustaqe të cilat janë kopjuar shpesh në Turqi. Në ekranin e Vizion Plus do të vi në serialin televiziv Kara Sevda (Dashuri e pafund) në rolin e Kemalit.





