Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga data 1 maj, qytetarët shqiptarët nuk do të kenë më nevojë që të dalin nga shtëpitë, pasi do të gjejnë çdo shërbim online.

 

Ai shtoi se në këtë mënyrë qytetarët do të kursejnë kohë, do të shmangin radhën. Për shefin e qeverisë, ky është një revolucion digjital dhe stacion historik.

 

Sa iu përket punonjësve në sportele, Rama tha se ata nuk do të jenë pa punë, por do të angazhohen në të tjera shërbime, ku do të merren me aplikimet e qytetarëve.

 

“Shqipëria ka shkuar në vendin e 17 për shërbimet dixhitale dhe pas nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne. Jemi në një fazë ku përmbyllim një pjesë të konsiderueshme të revolucionit dixhital dhe i japim një shtytje larg korrupsionit në shërbim, bakshishit dhe ryshfetit. Nuk do iki njeri nga puna, por do bëjnë punë tjetër. Në vend të marrjes në pyetje të qytetarëve, do merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve. Nëse për të marrë një dokument x, duhen edhe 5 dokumente të tjera që deri dje ishte i detyruar t’i merrte qytetari, pas datës 1 maj të gjitha do garantohen nga sistemi. Çdokush që sot punon në sportel nuk do ketë më përballë qytetarët, pro kompjuterin dhe qytetarët do jenë aty vetëm në formën e aplikimeve. Qytetari do e marrë përgjigjen po online”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *