Duke folur për krizën e pandalshme të çmimeve, Nikolin Jaka, kreu i dhomës së tregtisë thotë se konsumatori shqiptar nuk është i përgatitur për të përballuar këto çmime të shtrenjta.

 

Sipas tij nëse çmimet do të vijojnë trendin rritës, sipërmarrje vendas prodhuese do të jetë drejt kolapsit.

 

 

Një konsumator i varfër do të shtrëngojë blerjet dhe shpenzimet duke i orientuar ato vetëm drejt ushqimit. Kjo tendencë ka nisur të ndihet dhe rreziku është që, nëse kostot do të vijojë të rriten më tej, situata do të përkeqësohet për shumë kompani prodhuese, pasi çmimet nuk mund të rriten pa limit. Aq më tepër që jemi përballë konkurrencës së mallrave të importit ku shumë qeveri subvencionojnë produktet tyre, ndërsa biznesi vendas është përballë edhe kostove që vijnë edhe nga politika fiskale që aplikon qeveria. Këtë korrik hyri në fuqi rritja e akcizës 6 lekë për litër për gazin që përdoret nga prodhuesit vendas, pikërisht në kulmin e krizës, – deklaroi Jaka në E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.