Një nënë u përpoq të shiste vajzën e saj vetëm një-javëshe në tregun e zi për të blerë një palë çizme të reja. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në Rusi.

 

Luiza Dazhieva, 25 vjeçe,  tha se po kërkonte prindër birësues, por u kap gjatë një operacioni pasi pranoi 2 mijë paund për fëmijën kur policët u shtirën si blerës.

 

Ajo u arrestua në Moskë pasi dorëzoi foshnjën në një kafene në qendër të qytetit.

 

Mediat lokale raportojnë se Gazhdieva diskutoi me motrën e saj sesi ajo kishte zgjedhur një palë çizme të reja për të blerë sapo të shiste foshnjën. 25-vjeçarja uli kokën nga turpi kur u mor në pyetje nga detektivët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *