Parlamenti Evropian pritet që ditën e enjte me 24 tetor të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

 

Vendimi sipas agjensisë italiane të lajmeve ANSA është marrë në seancën e kësaj të hëne në PE nga deputetet.

 

“Diskutimi për deklaratat e Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mbyllet me një rezolutë që do të votohet ditën e enjte nga PE-ja”, saktësoi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

 

Rezoluta në PE vjen vetëm pak ditë pasi Këshilli Evropian i tha “jo” hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, çështje e cila pritet që Këshilli ti rikthehet pranverën e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *