Subscribe

Kryeministri Edi Rama, është shprehur i bindur se Shqipëria do ta meritojë hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogherini, Rama u shpreh se ka një vullnet të fortë nga ana e institucioneve të Brukselit per te avancuar me integrimin.

 

 “Une jam i bindur që Shqipëria do e meritojë plotësisht hapjen e negociatave per anëtarësim dhe sonte qoftë në takimin kokë më koke e qoftë në darkën e kryeministrave, ka dalë qartë që ka një vullnet të fortë në anën e institucioneve të Brukselit, për ta shtyrë këtë proces bazuar në çka është arritur, sigurisht dhe nga Shqipëria ..Ka qenë shumë e qartë që vendimi në kuvend i ka shërbyer rritjes së besimit se reforma në drejtësi do shkojë në drejtimin e duhur dhe se ka 1 vullnet të palëkundur për ta çuar këtë reformë përpara, dhe sigurisht tema e ndërveprimit dhe bashkëpunimit rajonal ka qenë pjesë e bisedave.”

 

Rama foli nga Brukseli edhe per situatën e nje dite me pare ne parlament, duke thëne se nuk e fajëson opozitën për sjelljen, por i bën te ditur asaj se negociatat nuk hapen për një parti, por për të gjithë shqiptarët.

 

 “Sot kam fol për Shqipërinë. Jam munduar të kapërcej atë moment vështirësie të krijuar nga sjellja e opozitës, por sigurisht jo duke e fajësuar, por duke u fokusuar te Shqipëria dhe shqiptarët, sepse negociatat nuk hapen për 1 parti, por për të gjithë shqiptarët.”

 

Shefja  diplomacisë se unionit priti në një takim pune, në Bruksel kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Mogherini nënvizoi nevojën e përshpejtimit te reformave ne rajon për të ndërmarrë hapa konkret drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *