Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Bloomberg  ka siguruar draftin e komunikatës së mbledhjes së ministrave të Jashtëm të Bashkimit europian,  I cili do të mbahet në 15 tetor.

 

Sipas Bloomberg në dokumentin, i cili ka qarkulluar në Bruksel te premten e kaluar, vendet anëtare do të votojnë pro hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

 

BLOOMBERG

 

 

Në kuadër të përparimit të arritur me reformat, në mbledhjen e cila do të zhvillohet në Luksemburg në datën 15 tetor, ministrat e Bashkimit Europian do të vendosin të hapin negociatat e pranimit me qeveritë e Tiranës dhe Shkupit, sipas një drafti të komunikatës së tyre të qarkulluar të premten. 

 

 

Sipas Bloomberg, në një draft të mëparshëm, nuk përfshihej rekomandimi nga krerët e diplomacisë së BE për të hapur negociatat, duke konkluduar kështu se qendrimi i Unionit ka ndryshuar drejt pranimit për hapjen e negociatave.

 

 

Agjencia e lajmeve vëren se mendimi zotërues tani në BE është se hapja formale e negociatave me dy vendet do të japë një shtytje të mëtejshme për lidhjen më të ngushtë të rajonit të turbulluar të Ballkanit me Perëndimin.

 

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën mbështetjen e Gjermanisë për celjen e negociatave për anëtarësim. Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi më 26 shtator pro nisjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *