Subscribe

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel këtë të premte për të diskutuar mbi planin e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë së koronavirusit. Liderët e 27 vendeve anëtare janë dakord për nevojën e një përgjigjeje të përbashkët, por ata nuk pajtohen mbi mënyrën se si do të shpërndahet buxheti i rimëkëmbjes. Kancelarja gjermane Angela Merkel, i cilësoi bisedimet e kësaj si shumë të vështira.

 
“ANGELA MERKEL
KANCELARE E GJERMANISE

Dallimet janë ende shumë, shumë të mëdha dhe kështu nuk mund të parashikoj nëse do të arrijmë një rezultat këtë here.  Unë pres të zhvillojmë negociata shumë, shumë të vështira. Por ne duhet të përballemi me realitetin.”

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron nuk u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes. Ai tha se orët e ardhshme do të jenë vendimtare. 

Blloku po vuan nga recesioni më i keq në historinë e tij, ndërsa vendet anëtare nuk po arrijnë dakordësi mbi atë se kush duhet të paguajë më shumë për të ndihmuar vendet më të goditura nga koronavirusi.

Komisioni ka propozuar një fond me vlerë prej 750 miliardë eurosh. Franca dhe Gjermania janë dakord që 500 miliardë euro të shpërndahen si grante për vendet më të prekura nga pandemia. Por ky plan, kundërshtohet nga Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda, të cilat kërkojnë që shuma të shpërndahet si grante edhe për vendet më pak të prekura. Ky është takimi i parë në Bruksel i liderëve të unionit që pas pandemisë dhe vjen pas disa videokonferencave, ku është diskutuar mbi fondin e rimëkëmbjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *