Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të...

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra...

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë Rinasit 31...

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron...

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të...

VIDEO/ Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin në ring...

I përfshirë në një skandal korrupsioni, shefi i kabinetit...

SHBA-ja godet sërish Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me sulme ndaj...

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat e Bënjës:...

Në konflikt interesi, Parlamenti Europian refuzon dy kandidatët për komisionerë

30 Shtator 14:46

Komiteti për Çështje Ligjore i Parlamentit Evropian solli vendimin përfundimtar që dy kandidatë për komisionarë të Bashkimit Evropian nuk janë të përshtatshëm për pozitat.

Bëhet fjalë për kandidatin hungarez, Laszlo Trocsanyi, dhe kandidaten rumune, Rovana Plumb, tek të cilët Komiteti për Çështje Ligjore ka gjetur konflikte interesi.

Kjo është procedurë e paparë, pasi deri më tash nuk ka pasur raste kur kanidatët për komisionarë janë refuzuar në fazën fillestare.

Komiteti është mbledhur të premten kur edhe janë konstatuar konfliktet e interesit, por për shkak të mungesës së praktikës në lidhje me këtë çështje, kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka kërkuar që Komiteti ta shqyrtojë sërish situatën të hënën.

Me rastin e marrjes në pyetje në Komitetin për Çështje Ligjore të PE-së, kandidatja Rovana Plumb nuk i ka lajmëruar dy kredi private në vlerë prej gati një milion eurosh, ndërsa kandidati Laszlo Trocsanyi nuk ka arritur të sqarojë lidhjet midis firmës së tij juridike dhe punës që ka bërë për Qeverinë hungareze.

Në ndërkohë, disa anëtarë të Komitetit kanë identifikuar edhe lidhjet e Troscanyit me Qeverinë ruse.

Rovana Plumb ka qenë kandidate për komisionare të Transportit të BE-së, ndërsa Laszlo Trocsanyi për komisionar për Zgjerim.

Meqë gjetjet e Komitetit për Çështje Ligjore të Parlamentit Evropian janë përfundimrtare, kryetari i Parlamentit, Sassoli, duhet t’i dërgojë tani letër presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes së cilës do të pyetet për hapat e saj të ardhshëm.

Edhe pse Komiteti rekomandon që këta dy emra të zëvendësohen me propozime të reja nga Bukureshti dhe Budapesti, Von der Leyen ka lirinë të vendosë se çfarë të bëjë me kandidatët e saj./ REL

Posted Under:
Bota
Tagged:
Konflikt Interesi Parlamenti Europian Refuzim

Nga e njëjta kategori

Vala e të nxehtit në Francë, rreth 1 mijë viktima brenda pak ditësh

më shumë...

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur

më shumë...

U kap me 1 kg kokainë me vlerë dhjetëra mijëra euro, arrestohet shqiptari në Itali

më shumë...

VIDEO/ Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin në ring boksi, përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:36

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...

12:24

Vala e të nxehtit në Francë, rreth...

12:11

Balet që në klasën e parë, programi...

12:05

Festivali Ndërkombëtar i Akruarelit, Pogradeci mirëpret 50...

11:48

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave,...

11:30

Anija kroçierë “Nautica” mbërrin në Portin e...

11:24

Rekord pasagjerësh në Rinas, Aviacioni Civil: Investime...

11:07

Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan...

10:50

U kap me 1 kg kokainë me...

10:45

Digjen dy makina në orët e para...

10:25

Qarkullonte me armë me vete, arrestohet pranë...

9:54

Ndodhej në të njëjtën qeli me të...

9:47

“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i...

9:14

VIDEO/ Deputetët e Gjeorgjisë e kthejnë parlamentin...

8:57

I përfshirë në një skandal korrupsioni, shefi...

8:48

SHBA-ja godet sërish Iranin, Teherani kundërpërgjigjet me...

8:38

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor...

8:14

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor...

11:01

Rama publikon pamjet me turistë nga Banjat...

10:21

Konsiderohen si fruti më i ndotur dhe...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë...
  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Rama: Po luftohet Shqipëria në BE, “Shqipëria e re” e dështa...
  • 69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.