Ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi është vetëdorëzua këtë të enjte në polici. Ai kërkohej prej gjashtë muajsh nga Policia e Shtetit sepse akuzohet për shpërdorim detyre.

 

Akuza u ngrit pas dëmeve të shumta në një pjesë të mirë banesash në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Gjuzi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.

 

Ai dyshohet se në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit. Ndërkohë mësohet se gjykata e ka lënë në arrest shtëpie.

 

Emri i Flamur Gjuzit ishte pjesë e urdhër-arresteve të prera në 13 dhjetor, kur policia arrestoi një sërë zyrtarësh në Durrës për shkak të dëmeve të tërmetit.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *