Subscribe

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit i ka dhënë fundit përgatitjeve në Barcelonë dhe mesditën e kësaj të mërkure ekipi ka mbërritur në Andorrë.

Kuqezinjtë do të luajnë nesër ndeshjen e parë të vlefshme për eleminatoret e botërorit, Katar 2022. Përballë Andorrës nuk pranohet asnjë rezultat tjeter përvec fitores sepse në rast të kundërt shpresat për kualifikueset do të zbeheshin ende pa nisur mirë.

Në pragë të sfidës, trajneri Edi Reja doli përballë gazëtarëve, ku tregoi objektivat që skuadra ka në këtë kompeticion.

 

EDI REJA

TRAJNERI I KOMBËTARES

”Nuk mund të bëjmë parashikime për objektivin që ka Shqipëria, por duhet ndryshim mentaliteti. Ekipi duhet të ketë ekuilibër, sigurisht kemi kohë pa u parë, në kombëtare nuk mund të gabosh pasi duhet të mbash presionin lart, ndryshe nga klubet që kanë ende kohë për të rikuperuar për gabimet e lojtarëve.”

 

I pyetur për formacionin, Reja u përgjjigj:

 

”Kam një ide të qartë për formacionin që do të hedh në fushë nesër. Kemi dhe një stërvitje të fundit, të shikojmë si do të shkojnë gjëra. Nuk kam ndërmend të bëj eksperimente. Do të mbështetem te lojtarët që kam besim. Në ndeshjet e tjera do të kem mundësi të bëj ndryshime dhe të përdor lojtarë të tjerë. Kam një grup prej 30 e ca lojtarëve që janë në qarkullim, nuk mund ti grumbulloj të gjithë. Formacionin e kam vendosur.”

 

Edhe kapiteni i skuadrës, Etrit Berisha premtoi se djemtë do të japin më të mirën në fushë dhe janë gati për surprizën.

”Është një ndeshje e rëndësishme për ne, edhe kundërshtarin e njohim sepse kemi luajturn edhe më parë. Në ndeshjet që kemi lëuajtur në shtlëpi kemi vendosur veten në vështirësi prej disa gabimesh. Por me siguri që ndeshja e nesërme do të jetë diçka tjetër sepse do të jetë me një fitore që ta nismim me këmbë të mbarë.”

Kuqezinjtë e nisin nesër me Andorrën në orën 20:45, 3 ditë më vonë, presin Anglinë në Tiranë dhe më 31 mars udhëtojnë në San Marino.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *