Subscribe

Ata ish të dënuar politik që kanë punuar në minierë do të përfitojnë nga statusi i minatorit, çka do të thotë se do të dalin në pension në moshën 55 vjeç.

 

Ministria e Financave po ndryshon ligjin për ti dhënë mundësi kësaj kategorie të përfitojë, pa qenë e nevojshme të sjellin vërtetime.

 

Bëhet fjalë për 264 persona të cilët prej kohësh enden në dyert e shtetit për të kërkuar këtë të drejtë. Ministria ka hartuar ndryshimin ligjor i cili pritet të kalojë në kuvend për miratim. Kostoja mujore e këtij ndryshimi është 4 milion lekë. Ndërsa lista me emrat përkatës është e disponueshme nga ana jonë, ndaj ish të dënuarit nuk do të duhet të paraqesin dokumenta shtesë.

 

Nga ana tjetër qeveria është në diskutim për sa i përket shpërndarjes së  këstit për  trashëgimtarët e ish të dënuarve e përndjekurve politik. Qeveria ka hedhur idenë që këtë këst ta përfitojë vetëm brezi i parë i të afërmeve dhe të anulohen për brezat e tjerë. Ky propozim nuk është zyrtarizuar ende, por nëse gjen miratim janë rreth 11 mijë dosje trashëgimtarësh që pritet të rishikohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *