“Nëse do të ndryshojë formati i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në dialog duhet të përfshihen dhe fuqitë botërore”.- Kështu është shprehur Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i pyetur nga agjencia e lajmeve Beta.

 

Vuçiç shtoi se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialog, dhe se Beogradi nuk e ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve aktuale”. Por zyrtari i lartë serb shtoi se përfshirja e SHBA-së e Rusisë mund të ishin një opsion nëse vendosej që formati i dialogut të ndryshonte.

 

“Gjithmonë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm, por ajo që aktualisht janë të përfshirë drejtpërdrejt në dialog, është bashkimi Evropian”, tha Vuçiç në një konferencë shtypi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *