Subscribe

Ndotja në zonën e njohur si Qafa e Kashit në Mallakastër është në nivele alarmante.

 

Siç shihet nga pamjet, një lum mbetjesh hidrokarbure derdhet nga industria e naftës në ujëmbledhësin e Kashit e më pas në Vjosë. Për përfaqësues të shoqatave mjedisore, në 10 ditët e fundit derdhjet nuk janë ndalur, duke shtuar edhe më tepër ndotjen.

 

QANI RREDHI – AMBIENTALIST

Kjo gjendje ka rreth 2 javë. Gjerat po përkeqësohen. Gjitha këto mbetej knga këtu përfundojnë në liqen e më pas në vjosë që u shpall dhe park kombëtar. Nuk e di është katastrofë mjedisore.

 

SAIMIR DINE – AMBIENTALIST

Siç e shihni dhe vetë ne qëndruam këtu për 5-6 minuta dhe jemi bërë  me dhimbje koke e mund të na duhet një vizitë mjekësore. Demet janë të pallogaritshme. Tokat janë të ndotura. Ullinjtë po ashtu. Fshatarët preken drejtpërdrejtë. Jemi prej afër 1 vit që po e mbajmë nën monitorim zonën. Ditët e fundit është shtuar vala e mbrojtjes. Keta skanë frikë janë jashtë kontrollit.

 

Kjo nuk është hera e parë që mbetje hidrokarbure derdhen në këtë zonë, ndërsa askush nuk merr masa për ta ndalur atë, në një kohë që dëmi në mjedis është i parikuperueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *