E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Ndikimi i artit bizantin, ekspozitë në muzeun e artit mesjetar në Korçë

“Natyra në Art. Rasti i Qipros”  ka qenë ekspozita e çelur në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

 

Nëpërmjet formave dhe trajtimeve të ndryshme si mozaikët, afresket, ikonat, kjo ekspozitë tregon vitalitetin e artit bizantin, duke pasqyruar edhe rrjedhën historike të Qipros prej periudhës romake të vonë, vitet e para të Kristianizmit dhe  periudhën e mesme Bizantine.

 

Reklamë

FJORALBA PRIFTI

DREJTORE E MUZEUT KOMBËTAR TË ARTIT MESJETAR

“Kemi fatin që të prezantojmë në muzeun tonë edhe një studim mjaft interesant, i cili na njeh me kulturën e Qipros dhe me të përbashkëtat që ne kemi, ne kulturë, në trazhgimi kulturore.”

 

 

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Shoqërinë e Studimeve Bizantine në Qipro, me mbështetjen e Qendrës Europiane të Monumenteve Bizantine dhe Post-Bizantine në Selanik,dhe Ministrisë së Kulturës.

 

Ekspozita eshte në kuadër të ditëve të Europiane Trashëgimisë Kulturore. Gjithashtu është prezantuar edhe një studim mbi aplikimin në Artin Figurativ të natyrës në epokën Bizantine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë