Subscribe

Këngëtarja e dashur për publikun, Juliana Pasha, është kujdesur që të mbajë jashtë vëmendjes së publikut jetën e saj private.
Edhe pse kjo është e vështirë në raportin martesorë të këngëtares pasi bashkëshorti i Julianës është gjithashtu figurë publike, kitaristin Altin Llakaj.

Këtë të enjte në “Këngë Moj” ishte nata e Juliana Pashës, e shoqëruar me të ftuar special si Irini Qirjako, Remzie Osmani,
Maringlen Hazizaj, Aranit Hoxha dhe Behar Neli.

Këtë natë Juliana e ka quajtur të veçantë, për më tepër pasi e shoqëroi orkestra me të cilën këngëtarja shprehet që janë si “nje frymemarrje e vetme”. Kujtojmë se drejtues i orkestrës ishtepikërisht bashkëshorti i saj, Altin Llakaj./vizionplus.tv

Postimi i plote:

Nata e mbremshme ishte shume e vecante per mua meqenese kisha naten time ne spektaklin “Kenge moj”

Qe ne fillimet e karrieres time kam kenduar live me band muzikor dhe tashme bashke me orkestren jemi si nje frymemarrje e vetme.
Te kesh mbeshtetje muzikante te shkelqyer qe nxjerrin ne pah jo vetem vlerat e kengeve por edhe te kengetareve eshte luks, dhe une kam patur fatin e madh ta kem kete luks.

Spektakli “Kenge moj” nuk do te kishte kuptim pa instrumentistet e palodhur qe e bejne diten – nate per te realizuar cdo jave nga nje recital per cdo artist qe eshte ngjitur ne skenen e saj.

Dua ti falenderoj me zemer MJESHTRAT!
I keni shtuar arkives se Muzikes Popullore Qytetare dhe jo vetem…, PERLA

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Pasha (@julianapasha)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *