Subscribe

Në qershor gazsjellësi Trans-Adriatik piperine do të fillojë shtrimin e tubacioneve të gazit në Shqipëri. Lajmi konfirmohet nga ministri i energjisë Damian Gjiknuri, i cili është informuar në Baku të Azerbajxhanit për ecurinë e ndërtimit të Tap. Përveç gazsjellësit që do të lidhë fushat me gaz natyror të Shah Denizit me Europën, Shqipëria do të fillojë ndërtimin e gazsjellësit jonian që do të furnizojë Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjën me gaz. Ndërkohë Ministria e Energjisë po punon që ky degëzim të shkojë edhe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.